Jagger ka gjetur dashurinë e re?

07/06/2014 00:00

Lideri i grupit Rolling Stones duket se ka gjetur paqe në krahët e një bruneje misterioze. Këngëtari 70–vjeçar është parë duke qeshur dhe duke shijuar momentin në ballkonin e një hoteli  në shoqërinë e një vajze të re, që sipas thashethemeve përflitet se është e dashura e tij e re.

Mick Jagger mbeti i tronditur kur partnerja e tij 13 vjet më e re, L’Wren Scott u vetëvra në një apartament në Manhatan në muajin mars. Grupi më pas u detyrua të anulonte edhe turin në Australi si pasojë e tragjedisë që i ndodhi liderit të Rolling Stones.

Por fotot e fundit tregojnë se Mick e ka lënë pas tragjedinë duke rifilluar jetën. Sipas “The Sun”, ai dhe brunia janë fotografuar në ballkonin e një suite në Zvicër dhe kanë kaluar dy ditë së bashku.  

Një burim në Zyrih tha për “The Sun”: “Ai punoi shumë që të merrte veten dhe që grupi të fillonte turin e koncerteve. Tashmë ai është “single” dhe është duke e shijuar jetën”.  

FOTO GALERI
1/2
Mick Jagger dhe L’Wren Scott

Top Channel