Policia e Shkodrës identifikoi autorët e vrasjes së ndodhur ditën e premte. Në ndjekje janë dy vëllezër, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, ndërsa ende nuk është zbardhur motivi i vrasjes.
Nga hetimet e para, sipas policisë, dyshohet se shënjestër ka qenë shtetasi Nezir Shega, por burime nga policia janë duke hetuar dhe një pistë tjetër atë të ndonjë konfilikti të viktimes Enver Barbullushi me autorët e ngjarjes.
Në ngjarjen e së premtes u qëllua për vdekje shtetasi Enver Barbullushi, 52 vjeç dhe u plagos i biri i tij Samet Barbullushi, 25 vjeç dhe shtetasi Nezir Shega 46 vjeç.
Po sot Policia e Shkodrës arrestoi dy adoleshentë nga fshati Trush i Shkodrës sepse tentuan të rrëmbejnë një vajzë të mitur.
Sipas policisë dy të arrestuarit kanë marrë me forcë në makinë një 14-vjeçare. Pas denoncimit të bërë në polici nga familjarët e vajzës, policia ka bërë të mundur të ndalë dy personat që kanë kryer rrëmbimin dhe të dërgojë të miturën pranë familjes së saj.
Top Channel