Ndërmjetësimi si alternativë e zgjidhjes së konflikteve civile dhe tregtare jashtë dyerve të gjykatave ka qenë tema e aktivitetit të zhvilluar, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço.
Ky i fundit, në fjalën e tij ka vlerësuar si mjaft pozitive për sitemin e drejtësisë aplikimin e alternativës së ndërmjetësimit mes palëve në konflikt.
Kjo risi, sipas Naços, ndikon edhe në uljen e ngarkesës në gjykatë si dhe kursen kohë dhe kosto për personat në konflikt. Me mbështetjen e USAID-it dhe reformën e ndërmarrë në sistemin e drejtësisë, Naço nënvizoi se ndërmjetësimi si alternativë po shënon një histori suksesi kohët e fundit.
Deri më tani nga Komisioni i Licencimit të Ndërmjetësve janë dhënë licencat për rreth 270 persona fizikë si ndërmjetës.
Top Channel