Jackie dëshironte divorcin nga JFK

06/06/2014 00:00

Jackie ishte gati të kërkonte divorcin nga John F. Kennedy  nëse presidenti amerikan nuk do të ishte vrarë në Dallas më 22 nëntor 1963.

Ky “skup” gjendet në librin autobiografik  të paautorizaur që del të shtunën me titullin ‘Jacqueline Kennedy Onassis: A life beyond her wildest dreams’.

Autobiografia për zonjën e parë të SHBA-së është shkruar duke u bazuar në ditarët e vjetër të Jackie dhe në disa paragrafë të tij tregohet se në vitin 1956 ajo i rrëfen të ëmës: “Nuk arrij ta mendoj që do ta kaloj të gjithë jetën me John. Kjo nuk do të ndodhë.”

Top Channel