Saimir Tahiri, takim tek “Petro Nini”

05/06/2014 00:00

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri zhvilloi një takim me stafin pedagogjik dhe nxënësit e shkollës së mesme “Petro Nini” në kryeqytet.

Gjatë takimit, ministri Tahiri ftoi të rinjtë të komunikojnë dhe të bashkëpunojnë për problematikat që mund të kenë.

Në mesazhin e tij, ministri Tahiri nënvizoi se polici i vetëm nuk mund të parandalojë apo ndëshkojë, nëse e gjithë shoqëria nuk bashkëpunon për ato fenomene që ajo i vlerëson si shqetësuese apo kërcënuese.

Sakaq, në kuadër të policimit në komunitet, ka nisur edhe projekti “Së bashku” që ka si qëllim parësor ndërgjegjësimin e komunitetit, duke dashur të zgjojë tek ata ndjenjën e përgjegjësisë dhe të reagimit qytetar ndaj krimit dhe shfaqjeve kriminale në shoqëri.

Top Channel