Do të marrë fund makthi i qytetarëve durrsakë lidhur me rrëshqitjet e dheut në Kodrën e Currilave apo të Vilës së Zogut.
Çdo vit në stinën e reshjeve, gërryerjet dhe erozioni shkaktojnë rrëshqitje të dherave duke dëmtuar shtëpi banimi lokale si dhe duke bllokuar shpesh rrugën në këtë zonë.
Ministria e Mjedist inauguroi fillimin e projektit për rehabilitimin e kodrës, çka do ta shndërrojë atë në një park të gjelbër dhe të aksesueshëm për banorët dhe qyetarët që frekuentojnë këtë zonë me ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
Sipas projektit të prezantuar, qytetarët durrsakë do të kenë tashmë një park të ri në një nga zonat më të bukura të peisazhit të Durrësit.
Porjekti i Ministrisë së Mjedisit, përveç sigurisë parashikon një pedonale me stola në anë të saj, ndriçim dhe rrugëkalimi për biçikletat.
Përveç rehabiltimit do të realziohet edhe pyëllzimi i kodrës, me drurorë të llojeve të ndryshme. Të pranishëm në fillimin e punimeve ishin prefekti i qarkut të Durrësit dhe përfaqësues nga bashkia e këtij qyteti.
Top Channel