Video/ Mbi 100 robotë përgatiten për gjysmëmaratonën e dytë humanoide në Kinë
Në rrjetin social Instagram, ajo ka shpërndarë për ndjekësit e saj foto nga momentet private, pa “make up”, duke hedhur tutje kostumet e çuditshme, paruket dhe sjelljet provokuese në skenë.
Ndryshe nga Rihanna, që Instagramin e përdor për të provokuar më shumë se në skenë, me Lady Gaga-n ndodh ndryshe. Për artisten, kjo është një hapësirë ku reflekton jetën normale, dashurinë për qenushin Asia, pozon pa ‘make up’ në mëngjes, shpërndan foto nga diplomimi i motrës së saj, duke ia lënë skenës ekstravagancat e performancave.
Profili ka emrin e artit Lady Gaga, por më mirë do ishte ta kishte Stefani Germanotta. Në pjesën më të madhe të fotove, ajo pozon me qenushin bulldog Asia, që duket se i ka fituar zemrën artistes.
Top Channel