Dy javë në koma nga dhuna e bashkëjetuesit

04/06/2014 00:00

Gjykata e Apelit la në arrest me burg për 47-vjeçarin Gazmend Musarajn i cili sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda rrahu barbarisht bashkëjetuesen e tij aq sa ajo përfundoi në koma. Për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal cdokush që vret apo tenton të vrasë për shkak të marrëdhënieve familjare hetohet dhe gjykohet nga Krimet e Rënda.

Për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal cdokush që vret apo tenton të vrasë për shkak të marrëdhënieve familjare hetohet dhe gjykohet nga Krimet e Rënda.

“Pasi hëngri buke xheni iku dhe leu flokët me ngjyrë shumë ekstravagante, ngjyrë e cila nuk më pëlqeu fare. Unë nuk e kam takuar ende familjen e saj sepse nuk isha bërë gati për t’u njohur me ta. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin. Ditën për të cilën flasim Xheni ishte tek dyqani, kishte veshur një fustan të gjatë sic më pelqen mua, ndërkohë që më vonë  ajo kishte veshur një palë streçe dhe unë në këtë moment i thashë pse je veshur kështu? Filluam të debatojmë, por unë nuk e kam rrahur. Ajo është rrëzuar nga shkallët për shkak të luhatjeve të shëndetit nga diabeti”.

Kjo është deklarata e të pandehurit  dhënë para grupit të hetimit, i cili ndodhet i arrestuar për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë për shkak të marrëdhënieve familjare. Që nga data nëntë maj 23-vjeçarja e dhunuar ka  ndenjur në koma për t’u zgjuar ditët e fundit.

Ajo po kurohet tashmë në repartin e neurokirurgjisë në Spitalin Ushtarak. Por ndryshe nga qëndrimi i të akuzuarit , 23-vjeçarja mohon të ketë patur lidhje me të akuzuarin, ndërkohë që për shkak të goditjeve në kokë ajo ende nuk mban mend asgjë.

“Unë nuk e kisha as të dashur, asgjë. Nuk më kujtohet gjë. Nuk mendoj që më ka goditur ai. Nuk mbaj mend asgjë. Kam qenë në koma 9-10 ditë. mbaj mend pak para se të ndodhte kjo. Mbaj mend që kam qenë në shtëpi me qira, që kam patur atë dyqanin me qira”, thotë 23-vjeçarja e dhunuar.

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të marrë në pyetje 23-vjeçaren, ndërkohë që janë sekuestruar telefonat e të dyve për të konfirmuar nëse vajza dhe i akuzuari kanë qenë partnerë sikurse pretendon i pandehuri, fakt i cili do të vendosë edhe për fatin e dosjes, nëse do të hetohet tek Krimet e Rënda apo në një prokurori të zakonshme.

Mjekët e spitalit na thonë se në mjaft raste femrat e dhunuara nuk tregojnë të vërtetën duke mohuar që të jenë rrahur nga partnerët e duke ngritur albinë se janë rrëzuar aksidentalisht. Të njëjtën deklaratë ka dhënë edhe një vajzë me inicialet A.M,  e cila ndodhet e shtruar në Spitalin Ushtarak, ka fraktura në fytyrë ndërsa kur është përmendur ka dhënë versionin e rrëzimit nga shkallët.

Top Channel