Shkodër, hapet qendra e trajnimit

03/06/2014 00:00

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta ishte në Shkodër ku inauguroi një qendër të formimit profesional, e cila do t’u mundësojë të rinjve të punojnë kryesisht në linjat e prodhimit të këpucëve.

Kjo qendër do trajnojë punonjësit që hyjnë në biznesin fason të prodhimit të këpucëve, që në Shkodër është një biznes i përhapur.

“Për herë të parë në vend kemi një qendër trajnimi sa i takon industrisë së prodhimit të këpucëve, që është ndër kryesoret dhe që synon të fusë në tregun e punës edhe djem të rinj, në mënyrë që kjo industri të zhvillohet por dhe të krijojë mijëra vende pune në mbarë vendin”, deklaroi Meta.

Më pas kreu i Parlamentit bëri vizita në disa sipërmarrje të prodhimit të këpucëve dhe në punishten e prodhimit të maskave veneciane që ndodhen në qytetin e Shkodrës.

Top Channel