Banorët e fshatit Kalimash, të komunës Malzi në Kukës, janë ngritur në një protestë duke kërkuar largimin e kompanisë e cila prej vitesh ka fituar konçensionin për shfrytëzimin e pasurive minerare të zonës.
Por banorët ankohen se shfrytëzimi i kromit ka dëmtuar rëndë ambjentin e zonës ku ata banojnë. Gjatë protestës ata janë konfrontuar edhe me policinë, e cila ishte në zonë për të ndalur përplasjet mes banorëve dhe kompanisë konçesionare.
Banorët ndërkohë kërkojnë që të largohet kompania dhe kromin ta shfrytëzojnë vetë. Në Kukës ka shumë zona me mineral kromi, shfrytëzimi i të cilave bëhet nga disa kompani konçesionare të liçencuara.
Ndërsa shumë banorë të zonës janë kthyer në minatorë duke shfrytëzuar galeritë e vjetra apo duke gërmuar të reja për të nxjerrë krom e për t’ia shitur më pas kompanive që e eksportojnë.
Ethet e shfrytëzimit ilegal të kromit kanë pushtuar pothuajse të gjithë zonën dhe shpesh nuk kanë munguar as aksidentet me pasoja tragjike deri në humbje të jetës.
Top Channel