Lezhë, shitësit e perimeve në protestë

03/06/2014 00:00

Inspektorët e tatimeve, mbështetur nga policia bashkiake dhe ajo e Shtetit, nisën mbylljen e tregut të fruta-perimeve në qytetin e Lezhës.

Arsyeja është se të gjithë tregtarët aty janë të paregjistruar dhe liçencuar. Tregtarët protestuan kundër kësaj kërkese, duke u përballur me inspektorët tatimorë dhe policinë. Aksioni është pjesë e formalizimit të tregjeve në gjithë vendin.

Në këtë treg në Lezhë punojnë rreth 300 persona. Ata thonë se paguajnë një detyrim prej 3 mijë lekësh prej vitit 2008, ndërkohë që shprehen se nuk mund të përballojnë pagesa të tjera për shkak se edhe biznesi i tyre ka shumë vështirësi.

Top Channel