Everest Haxhi është themeluesi i Fondacionit “Autizmi flet shqip”, një organizatë e krijuar me 2 prill të këtij viti në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit. Ai është babai i Dejanit, djalit që vuan nga kjo sëmundje dhe që është 11 vjec.

Me profesion është ushtarak dhe ka shërbyer si oficer drejtues i lartë në Flotën Detare shqiptare dhe në misione të ndryshme. Në 2007 u vendos përfaqësues kombëtar në Shtabin e Luftës së Irakut në komandën qendrore amerikane në Florida dhe më pas në Afganistan.  Në 2010 u emërua zv.atashe ushtarak në ambasaden tonë në Uashington deri në vitin 2013. Kjo përvojë i ka dhënë kontribut jo vetëm në dimensionin profesional, por edhe në dimensionin familjar. Në Shtetet e Bashkuara ai u ekspozua dhe ndaj formave të ndërgjegjësimit, sic janë maratonat, forma më e shpeshtë e ndërgjegjësimit të shoqërive perëndimore për kauza të mëdha.

Run4Autism

Është një nismë e një babai dhe mikut të tij të cilët vrapojnë për djalin e tij autik me emrin Dejan. Ajo filloi si një mënyrë jo-tradicionale e rritjes së ndërgjegjësimit dhe ndjeshmërisë në Shqipëri në mbështetje të fëmijëve të prekur nga autizmi. Duke vrapuar në të gjitha qytetet e Shqipërisë, kjo nismë i jep të gjithë atyre fëmijëve të prekur nga autizmi një mesazh të fortë se ata nuk janë të vetëm në luftën e tyre dhe prindërve të këtyre fëmijëve se ata duhet të besojnë në fëmijët dhe atë që ata mund të ofrojnë për komunitetin. Ata meritojnë të dëgjohen, ata kanë të drejtë të jenë të pranuar dhe të mbështetur fuqimisht.

Nisma daton më 2 prill me maratonën e parë Durrës-Tiranë, i vetëm. Iu bashkua një shok. Në 29 prill, në ditëlindjen e djalit të tij, nisi maratonën e dytë Fier- Vlorë. Ishin 12 veta që vraponin dhe 300 veta që e prisnin.

Atë ditë me financim personal hapi dhe një qender për autizmin në Vlorë. Më 1 Qershor  në Poliçan, bën maratonen e tretë ku morën pjesë 130 veta dhe mbi 2 mijë të tjerë i prisnin.
Financimi për qendrën në Vlorë është personal: Ka shitur makinat, mobiljet e qendrës i ka marrë nga shtëpia, dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bërë të njëjtën gjë.

Maratonat do t’i vazhdojnë në të gjitha qytetet e vogla të Shqipërisë, për të treguar se mbështetje sociale dhe mbështetja ndaj organizatave apo institucioneve që merren me autizmin nuk është vetëm në Tiranë, për t’iu dhënë dhe atyre një mesazh që ata s’janë vetëm dhe për të sjellë shpresë.

Top Channel