Pianistja shqiptare, koncert në Beograd

02/06/2014 00:00

Aurora Gjergji, pianiste nga Tirana, është pritur mirë në kryeqytetin serb. Ajo ka studiuar më parë në Universitetin e Beogradit, si një nga studentet e vetme nga Shqipëria.

Në koncertin e saj në qendrën Kollarac, e cila është qendra më e vjetër kulturore, është e vetmja shqiptare që ka treguar punën e saj.

“Sonte ishte një natë plot emocione, u ndjeva jashtëzakonisht shumë mirë. Shpresoj që në të ardhmen të kem akoma koncerte në Beograd”, u shpreh Aurora Gjergji, pianiste.

Thotë se serbët nuk dinë shumë për shqiptarët, por, pasi e kanë takuar, kanë lindur miqësi të reja. Është ftuar të mbajë një koncert dhe tani ka një mundësi të re.

“Me kalimin e kohës jam munduar të shpjegoj shumë gjëra. Ka qenë paksa e vështirë. Por më tej shumë prej tyre kanë ardhur dhe kanë vizituar Shqipërinë, qytetin tim Tiranën. Para pak kohësh profesoresha ime pati një koncert në Tiranë, e vizitoi për herë të parë dhe besoj se ka përshtypjet më të mira, kështu që preferon të kthehet prapë”, deklaroi Aurora Gjergji.

Aurora është ligjëruese në Liceun Artistik dhe deri tani ka mbajtur shumë koncerte.

Top Channel