1 Qershori është festuar në një mënyrë shumë të veçantë në qytetin e Fierit.
Dy nga fëmijët muzikantë më të talentuar në këtë qytet kanë dhuruar një spektakël emocionant me një koncert për piano dhe orkestër.
Gjatë mbrëmjes në teatrin “Bylis”, Ergi dhe Lidia Cane, nxënës të shkollës së Muzikës, nën drejtimin e dirigjentes Marjana Xoxa dhe nën shoqërimin e një orkestre të plotë, interpretuan në një koncert recital 12 pjesë nga autorët më të njohur klasikë, por edhe shqiptarë.
Koncerti ishte fryt i një pune shumë të gjatë të dy fëmijëve të talentuar, që shumë shpejt do jenë edhe yjet e skenës së muzikës klasike në Shqipëri. Dy pianistët, motër e vëlla, interpretuan me mjeshtëri pjesët, duke i bërë dhuratën më të bukur mësuesve dhe prindërve.
Top Channel