Në kuadër të festës së Republikës Italiane, në ambientet e rezidencës së këtij vendi është zhvilluar pasditen e së hënës një pritje festive, ku nuk kanë munguar figurat më të larta të shtetit shqiptar.
Ambasadori italian Massimo Gaiani ka ritheksuar mbështetjen e plotë të vendit të tij për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sipas tij, Shqipëria e ka merituar këtë status që në dhjetor, si meritë kjo edhe e reformave, siç tha ai, të ndërmarra nga qeveria e re.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta, kreu i PD Lulzim Basha, si dhe personalitete të tjera. Ndërkohë, festa e Republikës Italiane është zhvilluar edhe në qytete të tjera si Vlorë dhe në Fier.
Top Channel