Kontrolli i ushqimeve në verë

01/06/2014 00:00

Rritja e temperaturave me ardhjen e stinës së nxehtë të verës rrit rrezikun e dëmtimit të prodhimeve me origjinë shtazore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.

Ministria e Bujqësisë ka nisur inspektimin e tregjeve të mishit nga tregu në sheshin “Avni Rustemi”, për të parë kushtet frigoriferike në të cilat mbahen këto produkte.

“Në 2 apo 3 vende ka probleme në garantimin e temperaturave të ruajtjes së mishit, të cilat duhet të luhaten nga 2 deri në 4 gradë, megjithatë u dhanë porosi që këto defekte që u konstatuan të riparohen sa më shpejtë”, tha Panariti.

Krahas pajisjes së banakëve frigoriferikë me monitoruesit e temperaturave, ministri Panariti kërkoi rritjen e standardeve të higjienës.

“Ne do të kërkojmë që edhe tregtuesit e prodhimeve me origjinë shtazore të jenë të pajisur të gjithë me përparëse edhe me doreza prej gome, pasi këto janë kërkesa elementare higjienike dhe garantojnë sigurinë e produktit”, shtoi ministri i Bujqësisë.

Ministri Panariti paralajmëroi ndëshkimin e tregtarëve që nuk zbatojnë kërkesat për standard dhe cilësi në tregje.

Top Channel