Mbërrin në Shqipëri Bartolomeu i Parë

31/05/2014 00:00

Kleriku më i rëndësishëm i fesë ortodokse ka mbërritur në Shqipëri mesditën e së shtunës, për të qenë pjesë e ceremonisë së Shenjtërimit të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, ceremoni kjo e cila do të zhvillohet ditën e diel.

Patriarku Ekumenik Bartolomeu i Parë është pritur në aeroportin “Nënë Tereza” nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi dhe nga drejtuesit më të lartë të Kishës Ortodokse Shqiptare.

Gjatë dy ditë të fundit në kryeqytet kanë mbërritur drejtuesit më të lartë të kishave ortodokse në botë, duke nisur që nga Patriarku i Jeruzalemit, Theofili i III; Patriarku i Rumanisë, Danieli; Kryepesokopi i Greqisë, Jeronimi; ai i Qipros, Krisostomi; Peshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, Nikon Liolini; Kryepeskopi i Varshavës, Sava; ndërsa pritet ardhja e Patriarkut të Serbisë, Irinej dhe delegacionit të Kishës Ortodokse të Moskës.

Top Channel