Marubi me fotografi e tejkaloi edhe një herë tjetër kohën e tij. Shtypi serb e ka cilësuar si një nga koleksionet më të vlefshme të fotografive në Europë.
Në hapje të ftuarit i priti Mirosllav Tasic, drejtori i Muzeut Etnografik në Beograd, i cili tha se me kënaqësi hapte ekspozitën.
“Mendoj se Muzeu Etnografik në Beograd është vendi i duhur për takimin e dy kulturave, dy popujve dhe dy shteteve. Flamuri i Serbisë dhe flamuri Shqipërisë me të drejtë e kanë vendin këtu sonte”, deklaroi Mirosllav Tasic, Drejtor i Muzeut Etnografik, Beograd.
Shqiptarët vlerësuan se Marubi është interesant për cdo kohë si njeriu që ishte gjithmonë para kohës në të cilën jetonte.
“Mendoj se kjo i vlen jo vetëm Shkodrës, jo vetëm Shqipërisë, por i vlen edhe Serbisë, i vlen Beogradit për të tejkaluar veten sepse ne kemi shumë detyrime, kemi detyrimin për të përcjellë tek brezat që vijnë, tek fëmijët tanë që kemi mundësi t’i shtrijmë dorën njëri tjetrit, jo vetëm për aktivitetet kulturore”, thotë Ahmet Omi, ZvKryebashkiak i Shkodrës.
Ekspozita “Reflektimi mbi traditat tona, reflektim mbi vetveten”, është hapur edhe në disa vende të ndryshme të Europës.
Top Channel