Tonin Kolthi ish-punonjës i policisë dhe Hivzi Bushati ish-komandant i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Lezhë janë dërguar paraditen e së shtunës në spitalin “Nënë Tereza”.
Për shkak të problemeve të konstatuara nga mjekët e stacionuar pranë çadrave, ata u transportuan në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Mjekët shprehen se situata është rënduar dhe spitalet nuk ofrojnë kushtet e nevojshme të shërbimeve në urgjenca.
Në ditën e njëmbëdhjetë të grevës të shkarkuarit nga puna kanë treguar rezistencë ndaj urisë, gjendjes shëndetësore të renduar dhe reshjeve të shiut. Ata shprehen se do ta vazhdojnë grevën derisa problemeve të tyre t’u jepet një zgjidhje.
Top Channel