Premiera e “Emily in Paris”, aktorja Lily Collins mahnit me veshjen
Një ndër aktorët më të mëdhenj të Hollivudit, Robert De Niro, ka rrëfyer në një dokumentar televiziv për rrjetin amerikan HBO se babai i tij ka qenë homoseksual.
“Ai e jetonte në mënyrë konfliktuale homoseksualitetin e tij”, ka thënë aktori në revistën “GayOut”. Babai i tij ishte piktor dhe skulptor dhe u divorcua nga e ëma e Robertos, kur ai ishte fare i vogël.
“Nuk e kam kuptuar këtë fakt më herët, por do të dëshiroja që të flisja shumë më tepër me babain për homoseksualitetin e tij. Nëna ime nuk dëshironte kurrë të fliste dhe kur ke një moshë të caktuar këto gjëra nuk të interesojnë”, thotë aktori 70-vjeçar.
“Me babain nuk isha shumë i afërt. Nuk kishim afrimitet si për shembull të luanim basketboll apo të bënim gjëra të tjera bashkë, por nuk ishte një baba i keq. Ai më adhuronte”, thotë De Niro.
Ky dokumentar është një homazh për personin që pikturat e tij aktori i mban në studio në Tribeka, por që nëpërmjet filmimit ta njohin edhe fëmijët e tij. Babai i aktorit Hollivudian ndërroi jetë në vitin 1993, në moshën 71-vjeçare.
Top Channel