Ish-krerët e policisë shqiptare të shkarkuar nga detyra kanë protesuar përpara Kryeministrisë, në afërsi të tendave të grevës së urisë, ku marrin pjesë edhe gjashtë ish-punonjës policie.
Kërkesa e tyre kryesore është kthimi në detyrë. Por, duke vlerësuar situatën e rendit në vend, ata shprehen se krimi po rritet dhe se janë zëvendësuar me njerëz të inkriminuar.
“I bëjmë thirrje sa nuk është vonë qeverisë dhe misioneve diplomatike, që të ndalin revanshin ndaj oficerëve që janë pjesa më e ndershme e shoqërisë. Ne jemi të trajnuar, me dekorata dhe me kurse specializimi. Ju i shihni vetë krimet që po ndodhim dhe nuk duhet të mendojmë më për veten, por për fëmijët tanë”, deklaroi një përfaqësues i protestuesve.
Shoqata e policëve në lirim 2013, në deklaratën e saj thotë se, të tjerë ish-policë do t’i drejtohen grevës së urisë. Në protestë morën pjesë edhe ish-punonjës të zjarrfikëseve të hequr nga detyra.
Top Channel