Kodheli takon Jonathan Moore

30/05/2014 00:00

Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, z. Jonathan Moore, priti në një takim në Mal të Zi ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

z. Moore u shpreh se SHBA-të vlerësojnë kontributin që Shqipëria po jep në NATO.

Ai shprehu edhe njëherë mbështetjen në të gjitha nismat antikorrupsion, të ndërmarra nga Ministria e Mbrojtjes, duke theksuar se është për t’u vlerësuar bashkëpunimi me Prokurorinë, duke e quajtur atë si një veprim të duhur në të tilla raste.

“Asnjë person apo institucion nuk duhet të bëhet pengesë për progresin dhe ecurinë e reformave, – u shpreh Moore. – Ne iu mbështesim plotësisht në përpjekjet tuaja për të mbrojtur dinjitetin dhe nderin e FA”.

Top Channel