U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim
Dashuria triumfon 20 vjet pas “Pulp Fiction”. Quentin Tarantino dhe Uma Thurman duhen dhe shumë shpejt këtë do ta bëjnë publike.
Të paktën kështu shkruajnë mediat rozë në Shtetet e Bashkuara, dhe ketë herë është një zë i besueshëm, prestigjozja “Us Ëeekly”.
Ndër vite Tarantino e ka patur të vështirë të fshehë dashurinë për muzën e tij kinematografike, Uma-n, (kujtoni skenën kur pi nga këpuca e saj) dhe i pytur nga gazetarët mbi romanë me aktoren, në vitin 2004 do të përgjigjej:
“Nuk mund të them që nuk ka romancë mes nesh, por s’mund të them as që ka romancë mes nesh”.
Tani ndoshta mëdyshja e Tarantino-s do të përfundojë pasi sic raporton revista amerikane, cifti ka kaluar disa ditë së bashku në një vilë në jug të Francës pas pjesëmarrjes në Festivalin e Kanës, ku kaluan bashkë në tapetin e kuq.
Top Channel