Historia e miqësisë mes një gomari dhe një cjapi

29/05/2014 00:00

Mr. G. është cjap shumë i veçantë: ai refuzoi ushqimin për një javë pasi e kishin ndarë nga miku i tij më i mirë, gomari Jellybean. 

Cjapi 10 vjeç kishte mbërritur në një qendër adoptimi për kafshët “Rescue Ranch” në Kaliforni, pasi gruaja që mbante gomarin dhe cjapin prej vitesh ishte në një gjendje të rënduar shëndetësore dhe e kishte të pamundur të kujdesej më për ta.

Vullnetarët e qendrës morën përsipër vetëm cjapin duke e ndarë nga miku i tij, gomari Jellybean, që vendosën ta dërgonin në një tjetër qendër për kafshët.

Por, ndarja mes të dyve pati një efekt dramatik tek cjapi, i cili ka refuzuar ushqimin për një javë derisa gomari Jellybean erdhi pranë tij dhe ai gjeti forcën dhe dëshirën për të “vazhduar jetën”.  

FOTO GALERI
1/2
Historia e miqësisë mes një gomari dhe një cjapi

Top Channel