Videoja shokuese, “One Direction” konsumojnë marijuanë

28/05/2014 00:00

Videoja e publikuar sot nga” MailOnline” ka shokuar publikun teksa djemtë e grupit “One Direction” shfaqen duke konsumuar nga një cigare marijuanë dhe duke bërë shaka lidhur me kontrabandën e drogës.

Videoja po xhirohej nga një prej anëtarëve të grupit, Louis Tomlinson, pas koncertit që kishin dhënë në Peru.

 “MailOnline” ka siguruar pamjet ku djemtë Zayn Malik dhe Louis Tomlinson shihen teksa konsumojnë marijuanë dhe shfaqin anën e errët të tyre.

Louis Tomlinson, 22 vjeç  ndodhet mbrapa kameras duke thënë: “Ja tek jemi duke lënë pas Perunë. Ditë të gëzuara”.

Videoja pritet të shokojë prindërit e miliona adoleshentëve që janë fansa të grupit “One Direction” dhe të prishë planet e Simon Cowell , i cili kërkonte të ndërtonte një karrierë të sukseshme për grupin edhe në SHBA.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta