U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim
Modelja e Victoria’s Secret, Rosie Huntigton, dhe aktori Jason Statham u fotografuan në Londër sërish së bashku të kapur për dore pas zërave se lidhja e tyre kishte përfunduar.
Në Festivalin e Kanës, Rosie mori pjesë në premiera filmash, evente, por pa praninë e aktorit 46-vjeçar. Jason ishte i pranishëm në Festivalin e Kanës ku promovoi filmin “Expendables 3” dhe u largua në të njëjtën ditë që mbërriti e dashura e tij, Rosie. Kjo bëri që të nisnin thashethemet se çifti mund t’i kishte dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Të veshur “casual”, me syze të errëta dhe të kapur për dore, u fotografuan teksa mbërrinin në një hotel në Londër.
Në Instagram supermodelja Rosie postoi një foto private me aktorin ku shkruante: “Më kishte munguar i dashuri im. Shumë e lumtur që jam në shtëpi”.
Top Channel