Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD, thirrje për mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar
Qeveria suedeze ka zgjedhur Beratin për të realizuar projektin “Policia e Shtetit, policia ime”.
Për disa ditë me radhë oficerët e policisë së këtij Qarku kanë diskutuar me të rinjtë e gjimnazeve për disa tema të ndjeshme për ta, si droga, dhuna në shkolla dhe në familje, por dhe rregullat e trafikut rrugor.
Synimi është ndërtimi i një komunikim të ri, bazuar te besimi që oficerët e policisë dhe gjimnazistët e Beratit duhet të krijojnë me njëri–tjetrin.
Ndryshimi i imazhit të policisë në këtë Qark është një prioritet i forcave te rendit. Ata synojnë të afrojnë më tepër nxënësit e shkollave me njohjen e ligjit, punën që ata kryejnë në rrugë për të ndryshuar mendësinë e vjetër.
Top Channel