Gjendja shëndetësore e grevistëve në ditën e tetë të tyre është rënduar.

Mjekët tregojnë se një pjesë e tyre ka vështirësi të mëdha si pasojë e mosushqyerjes dhe temperaturave të larta.

“Gjendja është e rënduar. Kanë ulje të tensionit, dhimbje koke, marrje mendsh dhe dhimbje barku. Sot dërguam një person në spital me tension 18 me 11. Ai ka qenë edhe para disa ditësj në spital për mjekim”, tha mjeku Gazmend Koduzi.

Një prej grevistëve është dërguar në spital pasi gjendja e tij shëndetësore ishte e vështirë.

Grevistët të cilët janë vendosur në këto tenda shprehen të vendosur në kërkesat e tyre dhe kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë nga qeveria.

Top Channel