Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri mes vajzave Bashkëpunimi mes ambasadës suedeze në Tiranë dhe bashkisë së Sarandës ka bërë të mundur ardhjen e grupeve turistike nga Suedia në këtë qytet.
Grupi i parë mbërriti mbrëmjen e së hënës, pas një udhëtimi nga Stokolmi në Korfuz, i përbërë nga disa qindra turistë që janë pritur nga drejtuesit e pushtetit vendor dhe të Agjencisë së Turizmit të Sarandës.
Çdo grup i turistëve suedezë është programuar të qëndrojë një javë në Sarandë, ndërkohë që guida e tyre turistike përfshin hapësirën Sarandë-Gjirokastër dhe asetet natyrore, arkeologjike dhe turistike të këtij rajoni.
Turistët suedezë në Sarandë i përkasin turizmit të tipit “back to back”, pasi brenda harkut kohor të një jave vendin e tyre në Sarandë do e zerë grupi pasardhës.
Top Channel