Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, të cilësojë se për çfarë periudhe ka prova, se infrastruktura ushtarake mund të jetë përdorur për trafik droge.

“Kam vetëm dy komente të shkurtra për të bërë. E para, e falënderoj Prokurorin e Përgjithshëm për përgjigjen pozitive, që i ka dhënë kërkesës sonë për të hetuar. Do të doja vetëm ta pyesnit Prokurorin e Përgjithshëm, se për cilën përiudhë bëhet fjalë. Ju siguroj edhe njëherë se, bazuar në të gjithë aktivitetin, informacionet që kemi pasur, hetimet që kemi pasur, Forcat e Armatosura nuk janë pjesë e gjithë kësaj afere, për të cilën flitet”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Një ditë më parë, Prokurori i Përgjithshëm deklaroi se ka nisur hetimet në lidhje me akuzat e bëra publike në Parlament, se nga Gjadri është transportuar drogë me avionë.

Top Channel