Mick Jagger i rikthehet skenës

27/05/2014 00:00

“Rolling Stones” i janë rikthyer turit botëror pas rreth 2 muajve, që Mick Jagger i tha ‘stop’ koncerteve, për shkak të humbjes së partneres së tij, stilistes L’Wren Scott.

Grupi nisi mbrëmjen e së hënës turin europian, me një koncert në “Telenor Arena”, në Oslo. Banda super energjike nuk ka zhgënjyer të pranishmit dhe momenti tragjik, që kaloi Mick Jagger në jetën e tij private, nuk u reflektua në asnjë moment.

Koncerti u hap me “Jumpin’ Jack Flash” dhe u mbyll me hitin e tyre të famshëm, klasiken “(I Can’t Get No) Satisfaction”.
Pas Oslos, banda ka planifikuar një seri koncertesh përsa i përket turit europian: në Lisbonë, Zyrih, Berlin, Paris, Vjenë, Dyseldorf, Romë, Madrid e për ta përmbyllur në Danimarkë.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel