Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë Numri dy i Prokurorisë Kombëtare të Antimafias, Francesco Mandoi, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë, ka deklaruar se drogë në Itali nuk vjen vetëm nga Shqipëria, por mes dy vendeve janë riaktivizuar kanalet e narkotrafikut.
“Përshtypja ime është se duhet kuptuar termi ‘rifillim’, sepse rifillim do të thotë një nisje nga zero, siç ishte në fillim. Sepse nëse jemi në zero dhe shkojmë në një, ky është një fillim. Ideja ime është se ka një ripërdorim të kanaleve të drogës, por jo vetëm të drogës dhe jo vetëm në Shqipëri”, ka thënë Mandoi.
Zyrtari i lartë i vendit fqinj ka vënë gjithashtu në dukje se trafiku i drogës është një fenomen global, që së fundmi është rritur për shkak të krizës financiare, që ka sjellë nevojën për para kesh.
“Në lidhje me këto çështje duhet të jemi më të qartë, kriza ekonomike që goditi vendet ka risjellë nevojën për të fituar para në mënyrë të thjeshtë. Por ky rifillim është edhe në kontrabandën e cigareve, klandestinëve, por jo vetëm si një fenomen i lokalizuar në Shqipëri, tani fluksi nuk është vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Turqia për shembull, apo Greqia. Pra, rifillimi i takon gjithë zonës së Mesdheut”, ka thënë Mandoi.
Ai ka nënvizuar se për të kontrastuar fenomenin nevojitet një shkëmbim efikas informacionesh mes agjencive të zbatimit të ligjit. “Është i rëndësishëm shkëmbimi i informacioneve. Është e nevojshme që organet e drejtësisë të dy vendeve të bashkëpunojnë”, ka theksuar Mandoi.
Sa i takon avionit të rrëzuar në Divjakë, ai ka shtuar: “Nuk kam informacion për këtë, e kam marrë vesh para dy ditësh kur erdha këtu. Gjithësesi, rasti tregon nevojën e një bashkëpunimi ndërkombëtar më të ngushtë, sepse problemi është edhe në Itali”.
Top Channel