U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim
Futbollisti i Barcelonës, Cesk Fabregas dhe e dashuara e tij Daniella Semaan u fotografuan pasi kishin shijuar një darkë romantike në Londër. Ata u fotografuan teksa po dilnin nga “Chiltern Firehouse”.
Daniella dukej në formë me një fustan me motive shumëngjyrësh, ndërsa futbollisti kishte veshur një T-shirt të bardhë dhe xhinse. Fabregas nis në qershor aventurën e tij në Kupën e Botërorit Brazil 2014 me skuadrën e Spanjës dhe po i shfrytëzon këto ditë për të shpenzuar sa më shumë kohë me familjen.
Ish-ylli i Arselanit, 27 vjeç dhe partnerja e tij 39 vjeç dukeshin shumë të dashuruar teksa dilnin nga restoranti të kapur për dore. Çifti ka një vajzë 13-muajshe të quajtur Lia. Daniella ka gjithashtu edhe 2 fëmijë të tjerë më ish-bashkëshortin, Elie Taktouk.
Top Channel