E fejuara e Johnny Depp pozon me të brendshme
27/05/2014 00:00
Njihet më shumë për faktin që është e fejuara e Johnny Depp sesa për karrierën e saj si aktore, por Amber Heard do të ketë gjithmonë oferta për filma nëse bën sete fotografike si ky i mëposhtmi.
28-vjeçarja ka pozuar me të brendshme për revistën ‘W’ duke treguar format e saj të mrekullueshme.
Në intervistën për këtë revistë, Heard thotë se nuk ka ndryshuar asgjë në aspektin profesional që nga fejesa me aktorin e famshëm hollivudian.
“Nuk shoh ndryshime, as për mirë e as për keq. Nuk e di pse, por gjithmonë njerëzit kanë qenë kuriozë për jetën time private”, tha Amber Heard.
Top Channel