“Shko jeto në Moskë”, Bledi Mane e sulmon, Cako kundërpërgjigjet: Mora ofertë 120 mije euro për…
Supermodelja Gisele Bundchen ka pozuar e mbështjellë me flamurin e Brazilit së bashku me futbollistin e Barcelonës, Neymar për kopertinën e qershorit të revistës “Vogue Brazil”.
Supermodelja 33-vjeçare flet gjithmonë nëpër intervista me shumë pasion dhe dashuri për vendlindjen e saj dhe në prag të Kupës së Botës 2014 ajo i fton të gjithë të vizitojnë Brazilin.
Titulli i revistës është “Kampionët e Botës, Botërori po fillon”. Bundchen nxorri në pah këmbët e saj të gjata me një fustan të bardhë dhe në krah qëndronte talenti brazilian.
Gjithashtu në disa foto të tjera Gisele ka pozuar me një fustan të zi dhe me një top futbolli në dorë së bashku me Neymar. 33-vjeçarja është zgjedhur së fundmi edhe imazhi më i ri i parfumit ikonë “Chanel no. 5”.
Fushata publicitare e parfumit pritet të nisë në fund të vitit. Sipas “Forbes”, për të shtatin vit radhazi brazilianja është modelja më e paguar në botë me 42 milionë dollarë, falë dhjetëra marrëveshjeve fitimprurëse.
Top Channel