Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë
Ministria e Turizmit përfundoi konsultimet me grupet e interesit për hartimin e strategjisë së re të turizmit, përmes së cilës synohet rritja e numrit të turistëve në vend dhe ofrimi i shërbimeve cilësore ndaj tyre.
Ministrja Eglantina Gjermeni vuri theksin te promovimi i zonave turistike dhe përfshirja e Shqipërisë në paketa turistike rajonale, si një mënyrë për tërheqjen e sa më shumë vizitorëve.
Ndërsa, sa i përket industrisë akomoduese, nevojitet kategorizimi dhe klasifikimi i hoteleve sipas yjeve.
“Në tre takimet konsultative të organizuara është diskutuar mbi turizmin kulturor, atë të rërës dhe diellit, turizmin rural dhe sporteve kreative, me synim përafrimin e llojeve të turizmit me destinacionet turistike. Shqipëria ka potenciale turistike të patjetërsueshme, që duhen shfrytëzuar gjatë gjithë vitit”, tha ministrja Gjermeni.
Me implementimin e strategjisë së re synohet, që kontributi i sektorit të turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto të rritet nga 4,8 %, që ishte në 2013, në 6,1% brenda vitit 2020.
Ndërsa sa i përket punësimit në bizneset turistike, synohet rritja e punësimit drejtpërdrejt në këtë sektor me rreth 50%.
Top Channel