Shkodër, aksident me pasojë plagosjen e 37-vjeçarit

26/05/2014 00:00

Një aksident me pasojë plagosjen e një 37-vjeçari i cili lëvizte me motoçikletë ka ndodhur sot në mesditë në rrugën hyrëse në qytetin e Shkodrës, në vendin e quajtur “pesëkatëshi me urë”.

Sipas policisë, drejtuesi i motoçikletës është goditur nga një automjet fuoristradë, shoferi i të cilës është shoqëruar në polici.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka marrë disa plagë të lehta pa rrezik për jetën, ndërsa motoçikleta që ai drejtonte është shkatërruar plotësisht si pasojë e goditjes.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të përcaktuar dhe shkakun e aksidentit.

Top Channel