Kim dhe Kanye, muaj mjalti në Irlandë

26/05/2014 00:00

Kim Kardashian dhe Kanye West mbërritën në Irlandë pas dasmës në Forte di Belvedere, në Firence të Italisë.

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” dhe reperi 36-vjeçar raportohet se kanë mbërritur me një avion privat ne Cork Airport të dielën në mbrëmje.  

Çifti i sapomartuar pritet të kalojë 5 ditë pushimi në resortin Castlemartyr. Duket se zgjedhja e Irlandës si vendi për të kaluar muajin e mjaltit ka ardhur edhe nga prindërit e Kimit, Bruce dhe Kris Jenner.

Dasma e tyre u zhvillua në Forte di Belvedere në Firence me rreth 600 të ftuar. Përpara mbërritjes në Firence për ceremoninë e martesës, familja Kardashian kaloi rreth një javë mes festimeve në  kryeqytetin e Francës, Paris.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta