E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro
Justin Bieber ka bërë pak pushim nga numri i madh i “party”-ve në Kanë duke shpërndarë disa copëza videosh të këngës së tij më të re që pritet të dalë në treg.
Gjatë qëndrimit në Kanë ai është parë nën shoqërinë e njerëzve të famshëm dhe të pasur. Por Justin Bieber i kujtoi fansave të tij se nuk e ka harruar muzikën duke shpërndarë disa video të shkurtra në Instagram që paralajmëronin një këngë të re.
Pop stari ishte gjatë ditëve të Festivalit të Filmit i pranishëm në Kanë sikurse dhe shumë yje të kinemasë dhe showbizzit botëror. Ai u fotografua në “Gotha club” duke festuar deri orët e para të mëngjesit gjithashtu Bieber mori pjesë edhe në eventin “amfAR 2014”, ku u mblodhën fonde në luftë kundër Aids.
Top Channel