Numri i grevistëve u reduktua në 11 paraditen e së hënës në ditën e  gjashtë të grevës.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, grevistët Tonin Kolthi dhe kryetarja e shoqatës së të larguarve nga puna, Nertila Qafëzezi, janë dërguar me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza”.

Por, pasi morën mjekimin, Kolthi dhe Qafëzezi i janë rikthyer sërish grevës.

“Situata është e rënduar. Ka luhatje tensioni, humori dhe raste diarreje”, thotë mjeku.

Grevistët vazhdojnë të shprehen të vendosur për të vazhduar grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre për rikthimin në punë, në bazë edhe të vendimeve të gjykatave.

Top Channel