Ëngjët e Victoria’s pushojnë në një jaht

26/05/2014 00:00

Supermodelet e Victoria’s Secrets, Doutzen Kroes, Adriana Lima dhe Candice Swanepoel postuan një foto në Istagram teksa pushonin së bashku në një jaht.

29-vjeçarja Doutzen Kroes është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin, DJ Sunnery James. Ajo ka postuar foto në Instagram teksa ushtrohet edhe gjatë muajve të shtatzënisë me balerinën, Mary Helen Bowers.
Ndërsa afrikano-jugorja Candice Swanepoel u përzgjodh nga revista “Maxim” si femra më seksi në botë në një listë prej 100 yjesh duke lënë pas Scarlett Johansson, Jennifer Lawrence dhe shumë emra të tjerë.

Supermodelja braziliane, Adriana Lima i dha fund martesës së saj prej 5 vitesh me basketbollistin Marko Jariç dhe javën e fundit ajo u fotografua teksa parakalonte në tapetin e kuq të Festivalit  të Filmit në Kanë.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel