Derven, Myslimanë e Katolikë, “feja e shqiptarit është shqiptaria”

26/05/2014 00:00

Në kohë të trazuara kur nuk kanë munguar as përpjekjet për të hedhur përçarje, shqiptarët japin një tjetër shembull të tolerancës fetare. Banorë myslimanë e katolike kanë kontribuar së bashku në ndërtimin e Kishës së Shën Kollit në Derven të Krujës, një mënyrë kjo jo thjesht për të treguar besimin, por mbi të gjitha respektin dhe faktin se asgjë s’mund t’i ndajë e përçajë.

Derveni shtrihet vetem pak kilometra nga qyteti i Fushe-Krujes, nje fshat i madh me rreth 800 banore. Shumica derrmuese jane myslimane ashtu si ne te gjithe zonen perreth ku perfshihen Luzi, Borizana, Zalla por edhe Fushe-Kruja, mese 80 perqind e banoreve jane te ketij besimi. Mikpritjen e kane te bartur prej brezash, ashtu sic e kane patur edhe ne vititn 1999 kur Derveni ishte nje nga qendrat ku u strehuan shume shqiptare te kosoves te larguar nga shtepite e tyre per shkak te luftes. Pak vite me pare, vemendja u rikthye përseri në Derven  per shkak te zbulimit te nje kishe te vjeter qe daton sipas eksperteve mese 1 mije vjet te shkuara…nje kishe qe u mjaftua te zbulohej sepse me pas u braktis ne fatin e saj…ku qendron edhe sot e harruar…edhe pse monument kulture…
 
Permes historive te bartura hershem, banoret tregojne se diku me tej ne nje koder ngrihej edhe nje tjeter vend i shenjte , nje kishe qe disa here ish prishur e rindertuar, rasti me i fundit ne kohen e komunizmit e nga e cila mbeten pas vetem rrenoja. Pikerisht ky vakef sic ata e quajne i bashkoi banoret serisht si te paret e tyre qe e kishin ruajtur dhe frekuentuar kete vend gjithmone edhe kur ishte i ndaluar…Familja katolike Cypi morri inisiativen qe u mbeshtet nga myslimane e katolike te tjere pa ndarje, per ti ridhene fshatit kishen e dikurshme… e mbi te gjitha per ti dhene nje simbol bashkimi sic ata vete e tregojne ne cdo rast…

“Unë jam katolik ky është mysliman. Ky eshte vellai im, shoqi im, dashamiresi im. S’na ndan asgje nga njeri-tjetri”, thotë një banor i Dervenit.

Kane kontribuar secili ne menyren e vet, kush dicka, kush dicka tjeter, disa me te holla, disa me materiale ndertimi, disa me pune vullnetare. Objekti ka kushtuar rreth 3 milione leke, nderkohe ullinjte, pishat e selvite e mbjella perreth jane marre nga donacione te ndryshme. Ramazani me fadromen, Xhemali me materiale, Isufi, Pashku, Zefi e keshtu me radhe te gjithe me mundesine dhe pamundesine e tyre.

“Ja keshtu qe aq pata mundesi. Respektin nuk e humb ndac per komshite ndac per vakefin”, thotë  Isuf Tufa pensionist.

“Me aq mundesi sa kemi pasur kemi kontribuar te gjithe. Per nje vend te shenjte te gjithe kontribuojne », shton Durim Keqi.

“Ne kemi kontribuar me material, kane ardhur e kane porositur me ngjitje per dritaret per shtresat. Vleren në leke nuk e di, por dicka eshte”, rrëfen Xhemal Doci.

« Ne myslimanet me katoliket jemi te gjithe me nje lagje e respektojme njeri-tjetrin pa probleme fare », shton Rramazan Rrahmani, banor i Dervenit.

Per ta eshte e rendesishme pikerisht kjo fryme e pandare jo thjesht te qenit myslimane e katolike por dicka me shumë.

“Shqiperia eshte nje grusht njerezish qe nuk njohin a je mysliman apo je katolik pavaresisht se feja predikon qe shume jane mysliman dhe pak katolike, por ne nuk njohim te ndare fe myslimane e katolike, por njohim vetem nje fe, jena shqiptare besojme te të gjitha fete”, deklaron Selman Zogu.

E kete haromoni mund te gjesh me shume se kurdohere ne ditet e festave fetare sic ishte edhe ajo e shen kollit emrin e te cilit mban edhe vete kisha…

“Kur kemi ne festa ato vijne tek ne sic eshte festa e Bajramit te Madh Bajramit te Vogel edhe festat e myslimaneve edhe keto kane festat e veta Shen Koll, Shen e Premte e kështu ne shkojme kthejme vizita, Pashket, per Krishtlindje, shkojme e kthejme vizita tek njeri-tjetri”, shprehet Adem Balloku.

Mes tyre nuk ka probleme e nuk ka patur kurre. Japin e marrin si nje familje e madhe.

« Shqiperia eshte shume e vogel per te pasur edhe perkatesira fetare. E rendesishme eshte qe njerezit duhet te kene besim, dhe besimi eshte nje Perendi ne Zot dhe pastaj perkatesite. Ne respektojme, kemi respektuar dhe kemi pasur gjithmone nje bashkepunim dhe nje ndervajtje te ndersjellte per festa dhe per sebepe te ndryshme me te gjitha komunitetet e perkatesive fetare te ndryshme », deklaron kryetari i Bashkisë së Fushë-Krujës.

Ashtu si myslimanet ne rastin e kishes, katoliket jane te gatshem te kontribuojne per ngritjen e nje xhamie per t’i dhene fshatit te dy dyert e Zotit…e kjo sigurisht nuk ka lidhje me fanatizem fetar, por perkundrazi me nje mendesi te hapur, qe ka ne qender te saj bashkëjetesen.

« Patjeter, patjeter, patjeter sepse si ne lutemi edhe ata luten dhe kjo eshte reciproke. Ate respekt qe kane ata per ne e kemi dhe ne per ata », thotë Pashk Cypi.

« Edhe xhami te jete edhe cdo lloj qe te jete qe te besosh ne te rendesia eshte ta ndihmosh », shton Lulezim Bajraktari.

Jane per gjithcka qe kerkon natyra njerezore, per shkollen, bibliotekat, e po ashtu edhe per besimin. Njeriu sic thone ka nevoje per gjithcka, per ushqimin e mendjes e po ashtu edhe per ate te shpirtit. Jane egoiste sa i takon arsimimit te femijeve te cileve perpiqen t’u japin gjithmone me te miren deri ne nivelet me te larta sepse vetem keshtu sipas tyre mund te ngrihet nje shoqeri e forte per te perballuar te ardhmen.

« Shoqerise njerezore i duhen te gjitha. I duhet shkolla, i duhet spitali, i duhet biblioteka por i duhet edhe kisha e xhamia. Do t’u plotesojme deshirat te gjithe njerezve sipas mendjes dhe mendimeve te tyre, sipas opsioneve personale qe kane ata », thotë  Zef Kola.

Perbuzin te gjithe ata qe perpiqen te hedhin shashka apo ndasi mes komuniteteve, sepse te tille sic thone nuk jane shqiptaret, e ata qe e bejne kete kane synime te tjera qe skane asnje lidhje me besimin per ta ka vlere tradita, nje tradite qe e kane pasuar deri tek me te vegjelit.

« Edhe une i sherbej ketij vendi te mire meqe e kam afer shtepise sa mundesi qe kam me pastrimin e territorit te kishes edhe si kishe si ndertese », tregon Kujtim Balloku.  

« Kjo nismë e fisit Cypi me te gjithe fiset e tjera edhe myslimane vertete eshte nje fakt i rendesishem dhe shume i bukur, shume i mire », thotë prifti i kishës.

Derveni, Mal Bardhi, e shume zona te tjera e gjithe Shqiperia mbart nje simbol te rralle qe nuk duhet humbur ; bashkejtesen, mund t’i vesh cfaredolloj emri, por mbi te gjitha ajo qe ka sot me shume rendesi eshte se te qenit shqiptar do te thote te jesh i hapur sa i takon besimit, qofsh pjese e komunitetit mysliman, atij katolik, ortodoks apo bektashi, rendesi ka te qenit tolerant e kjo duhet ruajtur si pasuria me a madhe e kombit tone.  

Top Channel