“Fest Argjiro” në Gjirokastër

25/05/2014 00:00

Qindra qytetarë shqiptarë e të huaj janë vendosur në Gjirokastër, ku për tri ditë me radhë, grupe të ndryshme dhe ansamble nga rajoni dhe Europa, do të shfaqin tendencat e tyre folklorike në edicionin Fest-Argjiro.

Kryetari i Bashkisë Bime e ka cilësuar Gjirokastrën si “zemrën e trashëgimisë kulturore”. Ish-presidenti Alfred Moisiu dhe akademiku Rexhep Qosja janë shpallur “Qytetarë Nderi”.

“Unë ju falënderoj kryetar, juve personalisht dhe Këshillin Bashkiak, për nderin që më bëni, duke më bërë anëtar nderi të një qyteti, që ka dhënë një kontribut të shquar në historinë patriotike, kulturore dhe intelektuale të Shqipërisë”, u shpreh ish-Presidenti Alfred Moisiu.

Në sheshin Çerçiz Topulli është çelur Panairi i librit. Ndërkaq, përgjatë ditëve të “Fest Argjiro 2014” do të mbahet edhe Kuvendi i Labërisë. Festivali i Gjirokastrës është ndjekur nga afër nga deputetë, politikanë dhe figura të shquara të kulturës dhe historisë, brenda dhe jashtë vendit.

Top Channel