Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë Për Partine Demokratike, përkujtimi i Kongresit të Përmetit nga mazhoranca qeverisëse, ishte një provokim. Deputeti Genti Strazimiri akuzoi kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Meta, se përkujtuan fashizmin e kuq të Enverit dhe se, sipas tij, Rilindja e 23 Qershorit ishte rikthim në të shkuarën e errët të Shqipërisë.
“70 vjet pas kësaj ngjarjeje të zezë në historinë e Shqipërisë, të provokosh shqiptarët e gjallë dhe të vdekur, viktima të fashizmit të kuq, me simbolet, fjalët dhe konceptet perverse të Enver Hoxhës, është sakrilegj. Është dhunimi më i tmerrshëm i mijëra varreve pa eshtra, është krim ndaj historisë dhe të ardhmes njëkohësisht. Rikthimi i pafytyrë i simboleve dhe koncepteve perverse të diktaturës më çnjerëzore, më rurale, më korruptive për lirinë e shpirtit dhe të mendjes, më antihigjenike në kuptimin social të fjalës, 23 vjet pas rrëzimit të bustit të Enverit, sjell një detyrim madhor për këdo që ka vendosur të vazhdojë të jetojë në këtë vend dhe endet të quhet me krenari shqiptar. Ka ardhur dita të ripërsërisim vetveten. Përgatituni të ringrihemi sërish, të rirrëzojmë kalbësirat e vjetra që kërkojnë shenjtim, të rirrëzojmë Enverin dhe Edverin. Por, kësaj herë duhet të jetë përfundimtare. Duhet të japim secili diçka nga vetja sot, në emër të atyre që ndër shekuj dhanë gjithçka për këtë vend, për të cilin ne po përtojmë të bëhemi të denjë dhe ta meritojmë”, u shpreh deputeti i PD, Strazimiri.
Top Channel