Tërmet në Shijak me magnitudë 3,5 ballë

24/05/2014 00:00

Një tjetër tërmet, me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter u regjistrua në orën 15:56 minuta. Lëkundjet u ndienë në Tiranë, Durrës, Shijak dhe Fushë-Krujë, ndërsa epiqendra e tërmetit ishte 28 km nga kryeqyteti, me një thellësi prej 5 km.

Momentalisht nuk raportohen dëme, por lëkundjet shkaktuan panik, pasi ato vijojnë prej disa ditësh. Më 19 Maj, dhjetra ndërtesa pësuan dëmtime serioze, si pasojë e një tërmeti me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter, që u regjistrua në orën 02:58 të mëngjesit.

Lëvizjet e vazhdueshme tektonike janë intensifikuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit, teksa janë regjistruar një seri tërmetesh në zonën e Cerrikut e Belshit, në Elbasan, të cilat lanë si pasojë shumë dëmtime shtëpish, si dhe në Durrës. Por, tërmetet kanë tronditur edhe Greqinë fqinje së fundi.

Top Channel