Naomi Campbell feston 44-vjetorin në Monako

24/05/2014 00:00

Supermodelja Naomi Campbell festoi ditëlindjen e saj të 44 në “Billionaire Sunset Lounge”, në Monte Karlo, në shoqërinë e miqve të saj. Naomi gjatë mbrëmjes vendosi të veshë 2 fustane të mrekullueshme nga Versace dhe Givenchy, që e tregonin në super formë.

Në festën e ditëlindjes ajo kishte ftuar edhe ish-të fejuarin, italianin Flavio Briatore bashkë me bashkëshorten e këtij të fundit, Elisabetta Gregoraci. Diva e pasarelave u nda në vitin 2003 nga Briatore dhe tashmë ajo e konsideron atë mentorin e saj.

Campbell nuk është martuar kurrë, por ka qenë e lidhur me aktorin e mrekullueshëm fitues të çmimit Oscar, Roberto De Niro, boksierin Mike Tyson, me basistin e grupit U2 Adam Clayton, etj. Në ditëlindje Naomi kishte ftuar edhe modelen 23-vjeçare Jourdan Dunn, balerinën Dita Von Teese  dhe shumë miq të tjerë.

FOTO GALERI
1/10
Naomi Campbell feston 44-vjetorin në Monako

Top Channel