Kim dhe Kanye gati për martesë!

24/05/2014 00:00

Kim Kardashian dhe Kanye West janë gati për ditën e madhe të dasmës. Të premten në mbrëmje ata përmbyllën dhe festimet paraprake që kanë rreth një javë që kanë nisur në kryeqytetin e Francës, Paris. 

Në pallatin e Versajës, në sallën “Hall of Mirrors”, çifti mblodhi në një koktej miqtë e tyre më të mirë, ku nuk mund të mungonin të gjithë protagonistët e reality-t “The keeping up with Kardashian”.

E ftuara speciale e çiftit ishte këngëtarja amerikane Lana Del Rey, e cila suprizoi Kim duke kënduar këngën e saj të preferuar “Young and Beautiful”, pas një kërkese që vinte nga reperi West.

Ajo është një fanse e çmendur e kësaj kënge, ku dhe para disa kohësh kishte shkruar, “nuk mund ta heq këtë këngë nga mendja ime”.

Gjatë festimeve të ditës së premte hapësira mbi pallatin e Versajës u bë një zonë ndalim-fluturimi. Sipas burimeve të afërta me çiftin, dasma pritet të zhvillohet sot në një kështjellë të Firences në Itali.

Më përpara familja Kardashian kishte konsumuar një mëngjes në shtëpinë e stilistit të famshëm italian Valentino, i cili ishte i ftuar dhe në koktejin në Pallatin e Versajës.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel