Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë Bashkia e Divjakës ka hapur zyrtarisht sezonin turistik, duke prezantuar edhe një sërë projektesh të reja, si ndërtimi i shëtitores Qendër-Divjakë – Plazh dhe ujësjellësi i ri, të cilat do të kryhen së shpejti nga qeveria shqiptare.
Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, u shpreh se këtë sezon turizmi do të zërë një vend të veçantë në politikat e pushtetit vendor. Sipas tij, rrëzimi i avionit në plazh nuk ka asnjë lidhje me qytetarët e Divjakës.
Në Divjakë është pastruar 90 hektarë rërë dhe janë shembur të gjitha objektet pa leje përgjatë bregdetit.
Divjaka është cilësuar sekreti i fundit i Adriatikut nga deputeti i zonës, Erion Braçe. I pranishëm në ceremoninë e hapjes së sezonit, Braçe bëri me dije se do të jetë vet kryeministri Edi Rama, i cili do të bëjë së shpejti publike projektet për Divjakën.
Avioni, theksoi Braçe, nuk e dëmton aspak imazhin e Divjakës.
“Divjaka, plazhi i saj, laguna, parku kombëtar nga këtu e deri në Karavasta, sekreti i fundit i Adriatikut, të cilin çdo shqiptar kudo që është, këtu në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, por edhe çdo i huaj të cilin ne po e ftojmë bujarisht prej muajsh të tërë të vijë të pushojë këtu, mbetet për t’u zbuluar. Nuk ishte sekret ajo që po na servirin gjatë ditëve të fundit, nuk kanë lidhje me Divjakën. E importuan në Divjakë thjesht e vetëm për qëllime politike dhe, natyrisht, në dëm të qytetarëve të Divjakës dhe gjithë kësaj pasurie të madhe kombëtare që ndodhet këtu. Ne do të vazhdojmë të ecim përpara, jo me ta, por me secilin prej jush, që do të jeni të parët që do të mirëprisni qytetarë nga e gjithë Shqipëria, por edhe të huaj, që duan të vizitojnë Divjakën”, u shpreh deputeti Erjon Braçe.
Më pas, të pranishmit kanë vizituar panairin e kulinarisë dhe kanë ndjekur një koncert artistik të përgatitur me këtë rast.
Top Channel