
Supermodelja braziliane është fytyra e re e parfumit ikonë “Chanel No.5”, duke zëvendësuar Marilyn Monroe.
33-vjeçarja ka realizuar këtë javë një video për fushatën më të re publicitare për “Chanel” në Hemptons, Nju Jork, me regjisorin e fimave Baz Luhrmann. “Ajo është zgjedhur për bukurinë e saj natyrale dhe për një feminilitet modern”, ka thënë zëdhënësi i “Chanel”.
Për të shtatin vit rradhazi sipas “Forbes”, Gisele Bundchen është modelja më e paguar në botë me 42 milionë dollarë, falë dhjetëra marrëveshjeve fitimprurëse. Fushata publicitare e parfumit “Chanel No.5” pritet të nisë në fund të vitit.
Imazhe të mëparshme të parfumit ikonë kanë qenë edhe Nicole Kidman, Vanessa Paradis, Catherine Deneuve dhe Audrey Tautou. Marilyn Monroe ishte zgjedhur imazhi aktual. Parfumi është lançuar nga Gabrielle Chanel në 1921 dhe është cilësuar si parfumi klasik më i mirë që ka ekzistuar ndonjëherë.
Top Channel