Qeveria shqiptare fton në këtë faqe interneti të gjithë ata që duan të kontribuojnë me ide apo të bëhen pjesë në përzgjedhjen e imazhit promovues të Shqipërisë në botë.

Firma fituese në konkursin ndërkombëtar, ishte “StrawberryFrog”, me eksperiencë të gjerë në fushën e promovimit, të turizmit dhe investimeve të huaja, ka nisur tashmë nga puna dhe në javët në vijim ekspertët e tyre do të punojnë ngushtazi me ekspertë shqiptarë nga Ministria e Turizmit dhe Ministria e Ekonomisë për të ndërtuar një imazh sa më profesional, sa më efikas për realitetin e Shqipërisë, por edhe për mënyrën sesi vendi ynë shihet nga të huajt.

“Më shumë se me një fushatë imazhi do të kemi të bëjmë me një lëvizje e cila synon të promovojë vendin tonë dhe duke qenë se bëhet fjalë në fund të fundit për promovimin e Shqipërisë, qeveria shqiptare dhe kompania fituese, “StrawberryFrog”, dëshirojnë të ftojnë secilin prej jush të vizitoni faqen e internetit neëalbania.tumblr.com, ku jo vetëm mund të shikoni disa nga konceptet e zhvilluara deri më sot, por edhe të komentoni dhe të sugjeroni, duke dhënë mendime, ide të reja, për këtë nismë kaq të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Endri Fuga, drejtor i komunikimit në Kryeministri.

Top Channel